Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni i nënës a bartet tek bebi?

Pershendetje doktor, une kam lind qe nje vit me prerje cesariane, dhe prej qe mi ka be femija 4 muaj, i eshte shfaq infeksioni urinare, desha te di se edhe une gjate shtatzenise kam pasur infeksion, kruarje vaginale, djegje... a mund ta kete marre beba infeksionin tim ne bark sa isha shtatzene? Ju lutem me tregoni? Faleminderit per mirekuptimin tuaj.

Rrezja (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Rreze,

Jo infeksioni i shtatzenes nuk manifestohet me infeksionin urinar te femijes se saj pasi qe te kete mbushur 4 muaj. Nese femija yt eshte vajze, atehere duhet ta dish se infeksionet urinare tek vajzat jane me te shpeshta per shkak te afersise se rrugeve urinare dhe rrugeve te jashteqitjes. Per me teper uretra (kanali qe bart urinen prej fshikezes jashte organizmit) eshte shume i shkurter dhe depertimi i infeksioneve eshte shume i lehte. Edhe femijet djem kane probleme te tilla, por shkaku eshte tjeter. Prepuciumi (lekura qe mbulon koken e penisit te femijes) mund te pezmatohet dhe kjo shkakton grumbullim te sekretit dhe infeksione te shpeshta. Keta femije gati vazhdimisht jane nen terapi. Me nje mjekim te lehte, ky problem terhiqet.

Rreze, po e perseris se infeksioni urinar tek femija yt nuk ka te beje me infeksionin qe ti ke pasur gjate shtatzenise.

Maki (13 vite më parë)
Tung jam shtatzene 22 jave i kam bere analizat e urinokultures dhe me ka dale streptococcus ogabetik dhe me ka rekomanduar gjinekolgu antibiotik klaritromicin. A jane te demshme per bebe ju flm per mirekuptim pres pergjigjejen tuaj .

/komuniteti