Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë

Përshëndetje doktoreshë. Pasi ne javën e gjashte te shtatzrnise me eshte zbuluar nga strishoja vaginale klamidia dhe ureoplazma, kam perdorur antibiotike dhe tani jam ne javen e tete, dhe unë ende nuk kam marrëdhënie seksuale, nga friga se mos klamidia me kthehet perseri edhe pse mjekja nuk me tha ta perseris strishon edhe njehere. Do të thotë se ende nuk e kam verifikuar a eshte larguar a jo?! Një mjeke tjeter me ka propozuar ta perdorim kondomin per arsye se ajo mund te kthehet. Dhe tani jam shume e hutuar nuk e di si te veproje a te kem marredhenie apo jo dhe me kondom apo pa te?! Ju faleminderit.

Vlora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Mirë do ishte të më shkruaje se çfarë antibiotiku ke përdorur për të trajtuar infeksionin e klamidias dhe ureaplazmes, për shkak se je në shtatzëni. Edhe bashkëshorti duhet të ishte trajtuar për infeksionin e klamidias. Nëqoftëse nuk e ka bërë, duhet të trajtohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Derisa të vlerësohet se infeskioni është trajtuar, raportet seksuale ti kryeni me kondom.

Të uroj fat.

/komuniteti