Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion lëkure

Përshëndetje doktoreshë,


Unë jam në javën e 22 të shtatzënisë, që një javë kam kruarje të gjinjëve dhe herë pas here më shfaqet fryerje e lëkurës me të skuqura. A mos ka të bëjë kjo diçka nga ushqimi, ndonjë lloj alergjie?...dhe a është e lejuar të bëhet testi i alergjisë gjatë shtatzanisë, a mos sjell rrezik për beben?

Rrezarta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rezarta.

Përveç shenjave që ndjen dhe ke vënë re në lëkurën e gjirit tënd, nuk më tregon të tjera për të aritur në një përfundim mbi shkakun e problemit. Apriori po eliminoj si shkak ndërtimin apo funksionin e tij, qoftë edhe për shkak të shtatzënisë. Njëkohësisht pranoj se si shkak mund të vlerësohet nga alergjia ushqimore e duke përfunduar tek ndryshimet hormonale për shkak të shtatzënisë.

Klinika që ankon, mendoj se ka të bëjë me një mykozë të lëkurës së gjirit. Konsulta me mjekun dermatolog, është e domosdoshme.

Uroj ta kalosh sa më lehtë këtë shqetësim, që të ka lindur gjatë shtatzënisë.

Nita ^ ^ (8 vite më parë)
Fillova te kruhem hahahah bohhh

/komuniteti