Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku gjatë shtatzënisë së hershme

Miredita doktoreshe. Jam shtatzene ne javen e trete dhe kam ndonjehere dhimbje barku por jo shume te forta dhe ndonjehere me dhemb. Dhembja ngjason me dhimbjet gjate menstruacioneve. Eshte shtatzenia e pare e imja dhe dua ta di se a jane normale keto dhimbje apo duhet drejtuar tek gjinekologja? Falemnderit.

Dije (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dija

Dhëmbjet e barkut të lehta dhe pa gjakrrjedhje gjatë shtatzënisë, janë normale. Por që të thuash js je shtatzënën në javën e tretë, nuk është e kuptueshme. Shenjat që tregon, janë të sigurta për fillimin e shtatzënisë, por, duhet të konfirmohen me rezultatin e beta HCG-së, ose të konfirmohen nga mjeku gjinekolog së paku me anë të ekografisë pas javë së 7-8 të shtatzënisë.

Megjithatë të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti