Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtim me avion gjatë shtatzënisë

A mund të fluturoj më shumë se 10 orë me aeroplan, në tremujorin e parë të shtatzanisë? Flm

Tringa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje, Tringa.

Nëse shtatzënia dhe gjëndja shëndetsore e përgjithshme është konstatuar si normale nga mjeku specialist, atëherë mund të udhëtosh me avion.

Në këtë uebfaqe, ka këshilla dhe udhëzime që kanë të bëjnë me udhëtimet në avion e sidomos për udhëtimet e gjata, për shkak të mundësisë së formimit të trombozave të thella venoze. Po aty do gjesh edhe këshilla të tjera, që mendoj se do të ndihmojnë për të plotësuar dijet e tua, mbi mundësinë e udhëtimeve me avion gjatë shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti