Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet ngjyrë kafe

Kam bere lindje cezare, a ka te beje dicka me kete rast? Ju lutem pergjigjuni ende s`kam shku tek gjinekologu, pse mund te ndodh sekrecioni te behet ngjyre kafe si lloj gjakderdhje jashte kohes menstruacionale?

Lule (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lule

Nëse je në periudhën e lehonisë, që shtë periudha 40-45 ditë pas lindjes, lohjet fillimisht janë me ngjyrë të kuqe dhe më pas vijnë ngjyrë kafe dhe më vonë në ngjyrë bezhë. Duhet të dish se lohjet janë sekrecione hemorragjike, që vijnë nga vëndi ku ka qënë e vendosur placenta. Nëqoftëse bëhet fjalë për gjakrrjedhje me ngjyrë të kaftë në një periudhë pas lehonisë, atëherë të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetit uterin, dhe më pas të bësh një këshillim me mjekun gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti