Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund të ngel shtatzënë?

Pershendetje, jam 25 vjece, ka dy vite qe nuk mund te ngel shtatzene. Ne fillim gjinekologja me tha se kam kanalet e zena bera HSG pastaj perseri nuk munda pas 8 muaj bera nje operacion histeroskopi dhe kisha shpresa se do ngeli por perseri jo. Mjekja atehere e zbuloj se ovulim kam ndonje muaj shume vone te 20 dite ndonjehere nuk kam fare dhe kam pire folan pastaj kam pi daproston dhe para 5 muaj bera inseminim perseri nuk pati sukses. Tani nuk marre as terapi as ne kontrola nuk kam shku sepse mjekja ime me ka thene se vetem in vitro te bej. Si mendoni ju si me udhezoni a eshte heret per te vendos per in vitro apo te pres ende?

Bleri (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Bleri,

Barnat qe ke marre nuk te ndihmojne qe te mbetesh shtatzene. Ti thua se ne HSG eshte zbuluar se te dy kanalet jane te zena (te bllokuara) apo jo? Histeroskopia eshte nje intervenim gjate te cilit me instrumente dhe me ndihmen e kameres ne futemi ne brendine e mitres, por me kete metode nuk hapen kanalet. Kalueshmeria e kanaleve mund te behet me laparoskopi, qe eshte nje metode tjeter nga histeroskopia.

Sido qe te jete, une nuk e kuptoj se perse eshte bere inseminimi?!? Me inseminim spermatozoidet barten ne brendine e mitres, por nese kanalet jane te bllokuara atehere nuk sa se te kaloje qeliza veze. Nese qeliza veze nuk mund te mberrije ne brendine e mitres (pasi qe kanalet jane te zena), atehere eshte e kote qe me inseminim jane bartuar spermatozoidet ne brendine e mitres.

Nese kanalet kane mbetur te bllokuara, atehere eshte e pamundur te vie deri te shtatzenia. Bazuar ne te dhenat qe me ke shkruar ne email, une te rekomandoj qe te besh in vitro.

Nese ke pyetje shtese mos hezito dhe me kontakto!

Arieta D (5 vite më parë)
Të kesh një shtëpi ku gjërat kanë gjithmonë vendin e vet, do të thotë të kesh një shtëpi të trishtuar. Kështu thotë psikologu dhe filozofi italian mario cortella. Sa e vertete kjo.
Bleri (13 vite më parë)
Po inseminim bera se kinse pas HSG ishte i lire kanali dhe tani perseri eshte zene. Sipas mjekes ku une shkoj se kanalet zihen nga ndonje infeksion i brendshem nga temperaturat e mbrendshme e infeksioneve kjo eshte arsya qe bera inseminim dmth qe te provoje me kete mos te bej direkt in vitro mendoj jam e qarte tani. Dhe dua te di nje gje une veze nuk kam, nuk kam ovulim. Cili mund te jete shkaku kryesor qe smund te ngel shtatzene? Te faleminderoj shummmmme per kohen qe ndate per mua.

/komuniteti