Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Se di datën e ciklit të fundit menstrual

Nuk e mbaj mend ciklin e fundit, per arsye se i kam patur perhere shume te çrregullta, jam shtatzene ne javen e 20, me pershkrimin e ekos e te doktorit, doktori me ka thene i ke patur me 7 qershor dhe lindja do jete me 13 mars. Jam shume e ç`orientuar per kete.

Marjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marjana

Saktësia e javës së shtatzënisë, llogaritet mbi ditën e parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Nëse nuk e mban mend këtë datë, atëherë besoji mjekut që ka kryer ekgrafinë. Por nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është data 7 qershor 2011, atëherë shtatzënia ndodhet në javën 17-të plus 5 –së ditë dhe dita e mundshme e lindjes do jetë data 17 mars 2012.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti