Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mikrociste në vezore

Kam pasur çrregullim te ciklit dhe pas nje eko gjinekologjike, me thane qe kam mikrokiste ne vezore. Mund te me sqaroni pak jane plotesisht te kurueshme keto dhe si mund te kurohen? Edhe dicka se e kam marre me frike jane te rrezikshme apo s`jane shume problematike? Ne pritje, te faleminderit per mirekuptimin.

Ola (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ola,

Vezoret çdo muaj prodhojne disa folikula dhe normalisht njeri nga keta do te rritet me teper. Ky quhet folikuli dominant dhe ai ne mes te ciklit menstrual pelcet dhe e liron qelizen veze e cila nese bashkohet me spermatozoidin zhvillohet fryti. Nga folikuli i cili ka pelcitur formohet trupi i verdhe i cili prodhon hormonin progesteron.

Problemi tek ju eshte qe asnjeri nga keta folikula nuk e merr primatin dhe rrjedhimisht nuk ka folikul dominant, por shume folikula rriten njekohesisht. Kjo ben qe ne ekzaminim ultrasonografik vezoret te duken me shume cista (keto cista ne fakt jane folikula te cilat nuk kane pelcitur). Si rrjedhoje ti ke cikel te çrregullt menstrual.

Perveç ciklit te çrregullt menstrual, grate me sindromin e vezoreve policistike kane edhe disa probleme tjera: ato e kane te veshtire te mbeten shtatzene, fitojne ne peshe (dhjamosja eshte karakteristike, sepse dhjami me shume shtohet ne bark), qimet shtohen ne vende ku normalisht nje femer nuk i ka si ne bark nen kerthize, midis gjinjve, ne mjekerr, mbi buzen e siperme etj.

Une nuk e di se ç'moshe keni ju, por ju inkurajoj qe patjeter te konsultoheni me gjinekologun! Problemi qe ju keni eshte mjaft i shpeshte (çdo e dhjeta grua e ka kete çrregullim), por me mjekim adekuat problemet qe ju keni evitohen me sukses.

Menyra e mjekimit dallon nga mosha qe ke dhe se a ke plan te mbetesh shtatzene apo jo.

emra (10 vite më parë)
edhe une kam po te njejtin problem pra vezoret policistike i kam te gjitha kto probleme qe i ceket jam e martuar qe 9 vite skam femi jam ne moshen 26 vjeqe qka me kishe preferuar mu me ba

/komuniteti