Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni gjenital

E nderuar zonja gjinekologe...


Problemi që më shqetëson nuk e kam hasur kurrë më parë...jam e martuar, 24 vjeçare, ka 3 muaj që e kam këtë shqetësim dhe është injorancë ta them por nuk i kam rënë pas këtij shqetësimi...


Çdo javë para ardhjes së mestruacioneve nga organi gjenital, të bardhat janë me erë shumë të keqe. Lahem çdo ditë, edhe madje nga 2 herë në ditë por shqetësimi qëndron brenda organit gjenital...ndjehem në siklet edhe kur kryej marrëdhënje me bashkëshortin...këtë muaj nuk kam pasur dhembje dhe kruarje të jashtme por vetëm erë të keqe por në 2 muajt e mëparshëm i kam hasur edhe ato shqetësime në të njejtën kohë, erë, kruarje dhe dhembje gjatë aktit seksual. Por tani vetëm erë të keqe...unë nuk përdorë prezervativ, ky mund të jetë ndonjë infeksion apo ndonjë shqetësim edhe më i madh?


Gjithashtu kam kryer marrëdhënje dhe nuk jemi tërhequr disa herë gjatë 14 ditëshit të dytë por nuk mbetem shtatzënë. Veç pyetjes së infeksionit, si mund mbetem shtatzënë, më tmerron fakti që të mos mund të bëj fëmijë?!


Si mund të mjekoj infeksionin e organit gjenital, çfarë kure më sugjeroni, të shkoj tek ndonjë gjinekolog më duket paska e sikletshme. Çfarë antibiotikësh mund të përdor ju lutem?


Ju faleminderit.

Tea (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Infeksionet vulvo-vaginale, prekin kryesisht mukozat vaginale dhe në mënyrë dytësore vulvën. Shenja kryesore përmbledh një rrjedhje të ujshme me erë të keqe, që shpesh mund të takohen me kruarje dhe iritim. Kjo erë, bëhet mjaft fortë kryesisht pas raporteve seksuale dhe menstruacioneve. Shkaktar të këtij infeksioni janë bakteriet gram negativ, që me ndryshimin e pH të vaginës (pH, pehashi bëhet alkalin), rritin koncentrimin e tyre nga 10 deri në 100 herë.

Të rekomandoj që të kryesh një ekzaminim gjinekologjik dhe të bësh analizë të sekrecioneve të bardha. Nuk ka siklet të paraqitesh tek gjinekologu. Ai të ndihmojë të kalosh këtë gjëndje, që mund të jetë shkaku i mos mbetjes shtatzënë. Gjinekologu me terapinë që do japë, do të ndihmojë edhe në përmirësimin cilësor të jetës tënde personale dhe familjare.

Tea, shpresoj që më kuptove. Paraqitu sa më shpejt të mundesh tek mjeku gjinekolog, për t’u diagnostikuar dhe marrë terapinë e domosdoshme.

/komuniteti