Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivët "Microgynon"

Pershendetje Doktoresha Mimoza, Desha te ju lus qe te me ipni me shume informata rreth kontraceptivit Microgynon (pilulave), si perdoren dhe n.q.s ndodh mos mi pi te njejten kohe a duhet te nderpriten deri ne menstruacionin e ardhshem? Flm shume per mirekuptim.

Liza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liza

Microgynon është estro-progestativ, i cili është vendosur në një paketë prej 28-të tabletash, nga të cilat 21 tabletat e verdha javë aktive, ndërsa 7-të tabletat e kuqe janë me hekur. Përdorimi i tyre fillon nga dita e parë e menstruacioneve për 28-të ditë rrjesht, deri sa të mbarohet paketa dhe vazhdohet pa paketën pasardhëse pa ndërprerje.

Nëqoftëse harron të marrësh një tabletë në një natë, atëherë ditën tjetër duhet të marrësh dy tableta dhe më pas të vazhdosh rradhën. Nëqoftëse harron të marrësh dy tableta, atëherë në dy ditët më pas duhet të marrësh nga dy tableta. Por duhet të dish, që siguria për një shtatzëni të padëshiruar është e ulur. Prandaj krahas marrjes së këtyre tabletave, duhet të përdorësh një metodë tjetër të kontracepsionit siç mund të jetë kondonmi. Nëqoftëse harron për tre ditë të marrësh tableta, atëherë mos e përdor më paketën e nisur, dhe mos prit të vijnë menstruacionet, por urgjentisht fillo një paketë të re.

Gjithë të mirat.

Ee (4 vite më parë)
A te ndihmon te ngelesh shtazan Ky tablet

/komuniteti