Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti spontan

Përshëndetje, ciklin e fundit e kam pas me datë 19.10, testin e kam bë dhe më ka rezultuar pozitiv, por brenga ime është se po kam shumë dhimbje në bark, këtë gjë e kam pas edhe kur e kam pas abortin e parë, mos është diçka e keqe kjo apo ndodhë në fillim të shtatzanisë? Me respekt

Dafina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje, Dafina.

Janë të shumta shkaqet e abortit spontan. Shenja e parë që ka të bëjë me një rrezik aborti, është dhëmbja në fund të barkut. Meqë ke bërë edhe një abort tjetër të mëparshëm, do të rekomandoj një këshillim me gjinekologun që ka ndjekur shtatzëninë tënde të mëparshme të humbur. Ai duhet të ketë nxjerrë një konkluzion mbi shkakun e ndodhjes së abortit, dhe mbi këtë bazë do të japë rekomandime për dominimin e kësaj situate të përsëritur.

Nëse aborti përsëritet, duhet të gjëndet me patjetër shkaku. Kontrollet klinike dhe ekzaminimet e të gjitha llojeve, duhet të jenë në qëndër të vëmëndjes tënde.

/komuniteti