Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ureaplazma urelitikum gjatë shtatzënisë

Jam shtatzënë në javën e 7 të shtatzanisë, të gjitha strishot e bëra si cervikale e vaginale më kanë dalë sterile, vetëm ureoplazma pozitive, desha të ju pyes si ndikon gjatë shtatzanisë, me cka mund të mjekohet dhe a ka efekte negative gjatë procesit të lindjes? Respekte Anita.

Anita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Në gjininë e mykoplazmave, tek njeriu njihen mykoplazmat pneumonia, mykoplazma hominis që shkakton ethe pas dështimit, lindjes dhe infeksione të rënda si salpingite dhe ureaplazma urelitikum që shkakton uretrite tek meshkujt dhe femrat.

Ato ngjajnë me viruset, por dallojnë prej tyre nga përmbajtja. Për shkak të mungesës të murit qelizor, janë mjaft rezistente ndaj disa antibiotikëve si p.sh. penicilinat, cefalosporinat etj, por edhe mjaft të ndjeshme si p.sh, ndaj tetraciklinave, kloramfenikolit, streptomicinës etj.

Infeksionet e shkaktuar nga ureaplazma urelitikum, mund të shkatojnë urtrite si tek femrat ashtu dhe tek meshkujt, duke dhënë edhe sterilitet. Në shumë raste konstatohen edhe sëmundje inflamatore pelvike, siç janë parametritet, adneksitet, salpingitet etj.

Mjekimi që unë të rekomandoj është terapia me antibiotikë e tipit të eritromicinës, që nuk ndikon tek bebi por, mbron nga komplikacione mjaft të rëndësishëm që mund të japin gjatë shtatzënisë siç është plasja parakohe e membranave apo lindja parakohe.

Anita, të uroj shërim sa më të shpejtë për të patur ecuri normale të shtatzënisë deri në lindje.

/komuniteti