Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të trasha gjatë dhe pas marrëdhënieve

Pershendetje. Kam 2 dite qe kam sekrecione te trasha. Me te trasha se krem. Sot kam pas pak dhimbje kur kryej marredhenie me tim shoq ndjej djegie si gjate marredhenieve dhe pas marredhenive, dhe pas marredhenieve vagina me behet ngjitese, me ngjisin gishtat. Cfare mund te jete?

Nida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nida

Dyshimi i parë kur ndryshon viskoziteti/trashësia e sekrecioneve vaginale, bie mbi mundësinë e pranisë së infeksioneve vaginale. Edhe simptomat e tjera që shpjegon, e plotsojnë dyshimin.

Për të konfirmuar diagnozën, të mirëpres në klinikën ku punoj për të bërë analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale dhe të marrësh trajtimin e duhur.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti