Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është ky një infeksion?

Pershendetje Dr. Keta!


Pas nje kontrolli gjinekologjik (10 dite me pare) urinoj shpesh, e theksoj qe shpesh urina shoqerohet dhe me ngjyre roze te celet. Pasi perfundoj se urinuari ndjej nje djegie dhe nje dhimbje te forte ne pjesen e poshtme te barkut (Hypogastric region). Gjithashtu sot ndjej dhimbje ose me mire ta quaj mpirje ne veshken e djathte. Cfare mendoni per kete rast? A eshte ky ndonje infeksion ne rruget urinare dhe cfare duhet te bej?


Faleminderit!

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta

Vizita gjinekologjike, nuk ka lidhje me urinimin e shpeshtë. Shenjat si urinimi i shpeshtë, me ngjyrë rozë të celët, me djegie dhe dhëmbje në fund të barkut apo në anën e veshkës, tregojnë mundësinë e një infeksioni të aparatit urinar ose edhe praninë e gurëve në veshka të cilët kur lëvizin japin dhëmbje dhe gjakosin.

Pa tjetër të rekomandoj të bësh një vizitë tek urologu, për tu diagnostikuar dhe trajtuar.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti