Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mund të kem infeksion?

Pershendetje doktoreshe.


Une kam nje problem qe ne fakt kam disa muaj, por nuk jam kontrolluar prej neglizhences sime. Menstruacionet i kam te rregullta me data fikse. Por pasi me ikin pas disa ditesh une kam kruajtje ne vagine. Dhe kjo me pengon edhe gjate kryerjes se marredhenieve seksuale. Kam gati 4 vjet qe jam e fejuar. Ka raste qe edhe kur kryej marredhenie kam dhimbje ne fund te barkut. Kam edhe te bardha te vazhdueshme. Nuk e di nese eshte normale kjo gje?! Kam marre njehere ne farmaci kapsula qe perdoren ne menyre vagianle por s`me kujtohet emri por ato me acaronin me shume. Pastaj kam perdorur nje krem por kjo gje vazhdon. Cfare duhet te bej?


Faleminderit shpresoj te kem qene e qarte, dhe ju uroj gjithe te mirat

Mati Matilda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Matilda

Me aq sa shpjegon, mundësia më e madhe është prania e infeksionit të kandidozës. Megjithatë të mirëpres për të bërë analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të konfirmuar diagnozën dhe marrë trajtimin e nevojshëm medikamentoz.

Matilda, mos e merr kurrë medikamente nga farmacia pa u konsultuar me mjekun gjinekolog. Ka ndodhur, që nga marrja e medikamenteve të pa rekomanduara, dëmi mbi shëndetin riprodhues apo shëndetin në tërrësi ka qënë i madh.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti