Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhja e gjirit gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshë, jam në javën e 30 të shtatzanisë dhe gjinjtë më kanë filluar të më rrjedhin nga pak, a është kjo normale?

Teuta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë shtatzënisë vërehen ndryshime në indin e gjoksit, të cilat janë ciklike. Numri i kanaleve gjëndrore rritet, ndërsa progesteroni dhe hormoni laktogjen palcentar human, rrit numrin e alveolave qëndrore. Përqëndrimi në gjak i prolaktinës rritet gjatë shtatzënisë. Normalisht rënia e nivelit të përqëndrimit të estrogenit brënda 48 orëve të para pas lindjes, lejon të filloj laktacioni.

Rreth fundit të shtatzënisë,, për shkak të ndryshimeve hormonale të organizmit, gjiri prodhon kolloshtrën një sekrecion i verdhë dhe i trashë. Pra, është jo shqetësuese që gjiri të ketë edhe rrjedhje të lehta në fund të shtatzënisë. Ndaj, Teuta nuk ke përse të shqetësohesh për atë që të ndodh.

Klara (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe! Jam 25 vjece shtatzene per here te pare, kam hyre ne muajin e peste, por gjoksi ka filluare te me rrjedhi. A eshte normale kjo gje, nese jo cfare duhet te bej?

/komuniteti