Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat për shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, desha te bej nje pyetje brenda mundesive qe ti ke, jemi nje çift i sapomartuar prej 5 muajsh, dhe kerkojme te kemi nje femije qe prej 4 muajsh, menstruacionet e fundit me date 02.11.2010, mirepo kete muaj gruaja ne daten 17.11.2010 ka pasur nje dhimbje gjoksi ne prekje, dhe dhimbje barku ne fund si rendese, dhe sekrecione te shumta. Mirepo kjo dhimbje gjoksi ne prekje (nje dhimbje e vogel) vazhdon ta kete, mirepo ne jemi frikesuar sikur edhe kete muaj po te vijne menstruacionet prandaj te dhemb ne prekje, a mund te shpresojme kete muaj doktoreshe per ndonje bebe pasi dhe izmetin ja kemi bere, duke shpresuar ne nje pergjigje, te falenderoj shume se jemi frikesuar si cift i ri;

Lulzim (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje çiftit.

Me një frymë dhe shumë emocion, keni përshkruar dëshirën tuaj për fëmijën e parë. Shtatzënia e parë, është periudha më emocionale dhe shumë e bukur e jetës së çiftit.

Ju duhet ta dini, se mos ardhja e menstruacioneve në ditën që gruaja pret ardhjen e ciklit menstrual, të çon në mendimin për fillimin e një shtatzënie. Por, mosardhja e menstruacioneve nuk është gjithmonë shenjë e sigurtë për fillimin e shtatzënisë.

Edhe zmadhimi dhe tendosja e gjirit, duke qënë pak i dhëmbshëm në prekje dhe errësimi i areolës për rreth thithkave, është një shenjë e fillimit të shtatzënisë. Por, edhe kjo shenjë nuk është e sigurtë.

Shtimi i sekrecioneve vaginale, është një shenjë tjetër që mund të tregoj fillimin e shtatzënisë. Por, edhe kjo shenjë nuk jep siguri për atë që pritet.

Shija jo normale e gojës, ndjenja e të vjellit apo ndjenja e neverisë kundrejt disa ushqimeve, mbeten një nga shenjat për fillimin e shtatzënisë. Por, edhe këto shenja nuk japin siguri për atë që mendohet.

Kombinimi i këtyre shenjave mund të tregoj për fillimin e shtatzënisë. Megjithatë, analiza më e thjeshtë për të treguar shtatzëninë është ajo e urinës. Të qënit shtatzënë, bën që në qarkullim të shtohet niveli i gonadotropinave korionike, hormone që gjënden edhe në urinë. Gjetja e këtij hormoni, është një shenja me shkallë të lartë sigurie për të treguar fillimin e shtatzënisë. Ky test bëhet me urinën e mëngjezit ose në serumin e gjakut. Por për arsye të ndryshme ndodh që edhe këto teste, mund të japë rezultat të gabuar.

Ju, çifti i friguar nuk duhet të jeni absolutisht i tillë. Unë shpresoj, që ju keni nisur fëmijën tuaj të parë. Por me qetësi, duhet të prisni përgjigjen përfundimtare në klinikat e specializuara.

Do dëshiroja të isha pranë jush, kur të merrni përgjigje pozitive.

Fatlinda (10 vite më parë)
Pershendetje doktoresh jam nje grua e mar. tuât jam 21 vjeqe e kam bo testin me Ka dal negativ mirpo qe 2 jav e diqka sme kan ardh e tash met 28 kam pak gjak se mu nermal. Me 16 me vin
Nesë Nesë (12 vite më parë)
wowo qfare pergjigje :)

/komuniteti