Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë

Pershendetje deshta te jem e informuar lidhur me shtimin ne peshe gjate gjithe periudhes 9 muajshe te shtatzanise, sa eshte normalja para shtatzanise kam qene 66 kg kurse tani jam 4.5 muajsh dhe kam shtuar afersisht 9 kg. Faliminderit ne mirekuptim.

Lili (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për të përcaktuar me afërsi shtimin në peshë të gruas shtatzënë, mjekët përdorin indeksin e masës trupore (IMT). Indeksi i masës trupore është raporti i peshës para shtatzënisë me katrorin e gjatësisë të shprehur në metra. P.sh, nëse pesha e gruas para shtatzënisë është 66 kg dhe gjatësia 1.70 metra. Atëherë shtrohet formula: 

P.sh, IMT = 66/1.7² = 66/2.89 = 22.8

Duke gjetur në tabelë masën trupore që doli nga llogaritja, vërehet se gruaja ka qënë në normë përsa i përket peshës së saj para shtatzënisë, sepse numri 22.8 ndodhet ndërmjet numrit 18.5 dhe 25. Gjithashtu tabela sygjeron se, në 20 javët e para gruaja duhet të shtojë rreth 3.5 kg. Çdo javë pas javës së 20, gruaja duhet të shtojë rreth 0.5 kg në javë. Në përfundim të shtatzënisë, konsiderohet normale shtimi në peshë nga 11.4 deri në 16.0 kg.  

 

 Situata e peshës,

 në fillim të shtatzënisë

Shtesa në 20 javët e para

      Shtesa çdo javë,

      pas 20 javëve të para

  Shtesa në peshë, në  përfundim të shtatzënisë

 

 Peshë në normë (IMT* = 18.5 deri 25)

 

3.5 kg

 

      0.50 kg në javë

 

  Nga 11.4 deri 16.0 kg

 Mbi peshë (IMT = 25 deri 30)

2.5 kg

      0.35 kg në javë

  Nga 7.0 deri 11.5 kg

 Obezë (IMT > 30)

2.2 kg

      0.25 kg në javë

       deri 7.0 kg

 Nën peshë (IMT < 18.5)

4.0 kg

      0.60 kg në javë

  Nga 12.5 deri 18.0 kg

 

Në përfundim po shtoj atë që kam thënë edhe në përgjigje të tjera se, shkolla të ndryshme mjeksore japin vlerësime të ndryshme mbi shtimin në peshë të gruas shtatzënë për shkak të kulturave të shoqërisë që përfaqësojnë apo vijnë, mjedisit gjeografik ku jetojnë, stadit social dhe ekonomik që kanë, strukturat dhe traditat ushqimore që përdorin shoqëritë si dhe faktorëve të tjerë të mundshëm.

Me shëmbullin e mësipër, shpreh besimin se ti Lili, tashmë ke mundësi të llogaritësh vetë shtesën në peshë të shtatzënisë tënde.

/komuniteti