Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klomifen dhe Canesten

Pershendetje doktoreshe, kisha nje pyetje per ju para dy muajsh kam qene te gjinekologu im dhe ai me tha qe vezoret jane te ftohura dhe nuk jane te zhvilluara mire dhe me dha hapa per ti pire klomifen dhe canesten, i kam pire ne rregull pas kontrollimit qe te ngeli shtatzene por mua mbasi i kam pire hapat me kane ardhur menstruacionet ne dmth se nuk kam ngelur shtatzene dhe mbrenda 3 muajve menstruacionet me kane ardhur ne rregull se muajt tjera kam pasur crregullim te menstruacioneve me date 14.9.2010 i kam pasur menstruacionet e fundit por me kane vonuaar qe 5 dite dhe une sot kam qene te gjinekologu dhe me ka bere eho me tha qe molekulat jane te mbushura me gjak dhe me tha qe ende nuk dihet a jam shtatzene a jo mbrenda 10 diteve dallohet shtatzenia pra ju lutem te me tregoni a jam shtatzene a jo eshte heret per tu pare ose duhet me ardhur menstruacionet dmth 14.09.2010 i kam pasur menstruacionet prej 14.10.2010 - 19.10.2010 nuk me kane ardhur menstruacionet me tregoni a mundet te kete gjasa te jem shtatzene? Ju faleminderit me respekt.

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta

Me ato që më shkruan, kuptoj se mjeku të ka dhënë trajtim për rregullimin e ciklit menstrual dhe stimuluar ovulacionin i cili për tre muaj ka qënë shumë i rregullt. Kjo tregon se qëllimi është arritur, dhe cikli menstrual është bërë i rregullt.

Në rastin tënd, vonesa menstruale lidhet me mundësinë e fillimit të shtatzënisë. Unë të rekomandoj që me qetësi prite lajmin e shtatzënisë pas një jave, duke bërë testin e shtatzënisë. Megjithatë, sidoqë të dalë testi i shtatzënisë, kontakto mjekun i cili do të konfirmojë fillimin e shtatzënisë ose do të gjejë shkakun e vonesës menstruale.

Uroj dhe shpresoj që shtatzënia ka filluar tek ty.

/komuniteti