Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual pas abortit

Pershendetje doktoreshe, sa kohe pas abortit duhet te me vije cikli menstrual? Ju flm.

Denisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Më vjen keq që ka ndodhur abort i padëshiruar.

Kur aborti kryhet instrumental, zakonisht gjakrrjedhja e ciklit menstrual rikthehet rreth një muaj pas abortit.

Kur aborti kryet me medikamente, cikli ç’rregullohet dhe ditëvonesa është e paparashikuar.

Ndonjëherë vonesa menstruale ndodh edhe për shkak të ndonjë çrregullimi homonal ose të fillimit të një shtatzënie të paplanifikuar. Prandaj këshillohet, që gruaja pas abortit duhet të ruhet ndaj një shtatzënie të padëshiruar me metodat e kontracepsionit dhe të mendojë për shtatzëninë e rradhës pas 6-të muaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti