Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e bardha

Pershendetje doktoreshe. Pyetje 1: jam shtatzene ne javen e 15 dhe po kam menstruacione te bardha kogja shume, a eshte ndonje problem ky? 2: Cila eshte dita e lindjes perafersisht, dita e pare e ciklit te fundit ka qene 11.07.2011?

Meri (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meri

Sekrecionet vaginale gjatë shtatzënisë edhe shtohen disi më shumë se sa para shtatzënisë. Megjithatë nëse sasia është e shtuar shumë, bën mirë që të bësh një analizë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundëshëm.

Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është data 11.07.2011, shtatzënia ndodhet në javën 14-të plus 2 ditë. Data e mundshme e lindjes është 18 prill 2012.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti