Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet të brengosem?

Pershendetje e nderuara doktoreshe, me padurim pres pergjigjen tuaj dhe ju falenderoj per kete qe beni, jam ne javen e 22 te shtatzenise, cdo gje eshte ne rregull mirepo me brengos dicka sa here shpejtoj per te kryer ndonje pune ose shpejtoj per te dale disi barku me rrin sikur ne siklet po ashtu edhe organi gjenital kerkoj falje pasi qe spo di ndoshta ne menyre ma te mire me spjegu ndersa nuk kam dhimbje as gjakderdhje dhe sa pushoj me largohet ai mundim, doktoreshe kisha edhe nje pyetje ne vend te vitaminave pregnance kam marre prenatal sepse tha e kane te njejten rol ajo ne barnatore a eshte e vertete sepse une i kam kerku doktoreshes edhe per ruajten e dhembeve dhe me ka dhene keto vitamina pregnance, ju falenderoj per punen qe beni.

Shpresa Ollomani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa

Nëqoftëse e rëndojnë gjendjen lëvizjet e shpejta, nuk ke arsy përse ti bësh. Kjo do të thotë që kujdesu për shtatzëninë tënde, më shumë sesa për punët e shtëpisë. Ato mund ti bësh edhe ngadalë dhe pa u lodhur, duke dëmtuar shtatzënisë.

Multivitaminat që janë në treg, kanë përbërës të ndryshëm në përmbajtjen e tyre të cilat janë të shkruara në fletët shoqëruese të paketimit. Përbërësit e tyre, shërbejnë si suplemente për gruan shtatzënë. Por shtatzënat, kanë nevoja të ndryshme për suplemente specifikë. Kjo do të thotë, se gratë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë multivitamina/suplemente sipas mendjes së tyre apo rekomandimeve të jo profesionistëve apo eksperiencës personale të grave që kanë qënë shtaztënë, por duhet të konsumojnë ato suplemente apo ato multivitamina që u rekomandojnë mjekët të cilët ndjekin shtatzëninë dhe dinë rezultatet e analizave dhe ekzaminimeve të tyre.

Shpresoj të kem qënë e qartë në atë që kam dashur të shpreh, në lidhje me konsumimin e multivitaminave/suplementeve të vitaminave dhe kriprave mirerale nga shtatzënat.

Gjithë të mirat.

/komuniteti