Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet vaginale

Pershendetje e nderuara doktoreshe. Kam lindur para 3 muajve, lohje kam pasur 4 jave, pastaj sekrecione, mirepo koheve te fundit sekreti eshte ujor e ndonjehere edhe pak me i trashe dhe me ere te keqe. Dhimbje nuk kam perveç rralle ndonjehere si therrje, pickime ne buzet e brendshme te vagines, me sa kam mundur ta vereje. A mund te jete ndonje infeksion apo çfare? Ju falenderoj dhe gjithe te mirat.

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Shenjat që përshkruan, më bën të dyshoj për praninë e infeksioneve vaginale. Analiza e sekrecioneve vaginale, për të përjashtuar dyshimin është e domosdoshme. Në të kundërt trajtimi medikamentoz do të jetë zgjidhja e situatës që të shqetëson.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti