Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth vezoreve

Pershendetje doktor, desha te pyes se vezoren e majte e kam pak te ftohur a eshte shume me rrezik edhe a mund te mbes shtatzene gjate kesaj kohe edhe menstruacionet me jane vonuar qe 3 dite, a eshte shkaku i ftohjes sepse testin e bera me doli negativ edhe çka me kishe preferu te pije per me shendosh kete ftohje? Ju faleminderit pres pergjigjen tende.

Delvina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Delvina,

Nese ke dhimbje ne fund te barkut, e shprehur sidomos gjate marredhenieve seksuale, atehere duhet te konsultohesh me gjinekologun. Ftohja e vezoreve ka nje pasqyre klinike te vecante. Nuk te rekomandoj qe te pish ndonje bar pa u konsultuar me gjinekologun.

Arditadita (12 vite më parë)
Pershendetje doktor, jam 19 vjeqare para disa muajve kam pasur dhembje ne anen e djathte te barkut dhimbje te panderprera dhe kam shku urgjentisht te mjeku por nga ato dhimbje kam pasur edhe vjellje kur i bera analizat me dolen qe vezoren e djathte e kam te ftohur tash prej asaj dite me vonohen menstruacionet dhe serisht gjate ciklit kam dhembje ne anen e djathte te barkut, a mundet kjo me qene pengese qe te mos mbes shtatzane a mundem ta sheroj kete ftohje kisha dashur nje pergjigje sa ma shpejte i nderuari mjek, ju pershendes.
Nitaa (13 vite më parë)
Mirmbrema! Une kam dhimbje ne anen e djathte fundit te barkut.Mendoj se kam fothje te vezoreve.A ndihmon ndonje caj,per arsye se shume rralle i vizitoj mjeket,pothuajse kurre. Ju falemnderit.

/komuniteti