Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operim

Ju lutem zonje me ktheni nje pergjegje, kam nje djale 2 muaj e gjysem dhe kam lindur me operacion, por problemi im tani eshte se rreth zones qe jam operuar e kam si te mpire nuk e ndjej kur e prek. Ju lutem me jepni mendimin tuaj, a keshtu do te mbetet gjithmone?

Merita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Cikatrica që mbetet pas operacionit, në periudhën e parë mbetet ashtu siç ti e përshkruan. Ndikimi i motit (koha e keqe) do të jetë i pranishëm për shumë kohë dhe sa herë të prishet moti do të ndjesh bezdi deri në dhëmbje të lehta. Me kalimin e kohës, mpirja dhe dhëmbja do të vijnë duke u zhdukur. Për të lehtësuar shqetësimin, mund të përdorësh mbi cikatricen/prerjen e operacionit kremra zbutës. Në rast se gjendja që përshkruan nuk do të vijë deri në përmirësim, atëherë duhet biseduar me mjekun që ka kryer operacionin ose duhet konsulta me një mjek kirurg.

Gjithë të mirat.

/komuniteti