Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

"Meclon"

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 33 te shtatzenise dhe doja nje mendim tuajin ne lidhje me ovulat antimykotike si psh meclon ose gyno pevaril, a jane te demshem per bebin te perdoren meclon ose gyno pevaril gjate shtatzenise? Ju cfare me rekomandoni?

Kloe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Preparati “meklon” është ovul e kombinuar dhe lejohet përdorimi pas tremujorit të parë të shtatzënisë. Preparati “gyno prevaryl” është antimykotik lokal, dhe përdorimi i tij është i garantuar pas tremujorit të parë të shtatzënisë.

Prandaj përdorimi i tyre në javën e 33-të të shtatzënisë, është i lejuar dhe nuk sjell probleme në ecurinë e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti