Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakrrjedhja pas kontrollës vaginale

Pershendetje doktor, jam ne javen e 36 te shtatzenise, dje kisha vizite te doktori per nje kontrolle vaginal... pasi u ktheva ne shtepi vura re qe mbathjet e mia ishin bere me gjak! Dhe kjo gjakrrjedhje vazhdon edhe sot por shume pak vetem sa me behen mbathjet pis por ajo cka me shqeteson me shume eshte se kam dhimbje ne fund te barkut dhimbje kjo, e ngjashme me ato menstruacioneve, nga se me vjen kjo dhimbje? Ju uroj gjithe te mirat.

Armela (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Armela,

Ndonjehere mund te ndodhe qe pas ekzaminimit gruaja shtatzene te kete gjakosje. Shpresoj se gjate ketij ekzaminimi eshte marre strisho per skrining ne streptokokun e grupit B.

Ekzaminimi vaginal duhet te behet me kujdes dhe ndjeshmeri per te mos shkaktuar asnje traume tek shtatzena. Kjo gjakosje tashme te eshte ndalur besoj, por nese vazhdon akoma atehere duhet te kontaktosh me gjinekologun tend. Dhimbja mund te jete per shkak te tkurrjeve te mitres. Tash je afruar terminit te lindjes dhe eshte e pritshme qe mitra te kete kontraksione te kohepaskohshme. Keto kontraksione nuk jane te rregullta, por jane sporadike. Me kalimin e diteve, keto do te behen gjithnje e me te shpeshta dhe gjithnje e me te forta.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme.

/komuniteti