Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia gjatë shtatzënisë

Mirembrema, kisha pas qef me dite qka me perdor zonja doktorreshe sepse kam pagjakesi e jam ne muajin e 4 te shtatzanise, oreksi me ka hup krejtesisht dua te di qfare mundem per me perdor?

Gentiana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Anemia si shkak, ka mungesën e sasisë dhe cilësisë ushqimore si dhe mungesën e vitaminëve dhe minerale. Me analiza dhe ekzaminime, duhet të gjesh shkakun e anemisë për të marrë trajtimet e nevojshme.

Si fillim, të rekoamndoj të bësh analizën e ferritinemisë (hekurit), për të parë gjëndjen e rezervave të hekurit që ka organizmi yt. Sipas përgjigjes së analizës, mund të rregullohet dieta ushqimore duke shtuar ushqime me përmbajtje hekuri si spinaqi, mëlçia, mishi etj. Marrja e medikamenteve me përmbajtje hekuri, fillon në javën e 16 të shtatzënisë. Dozat, merren sipas kashillës së mjekut gjinekolog që lexon analizat. Kujdes, këto medikamente merren pas ushqimit duke i shoqëruar me sasi të mëdha lëngjesh.

Uroj ta kalosh sa më shpejt këtë situatë jo të favorshme për ty dhe bebin.

/komuniteti