Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikon shtatzënia në rënien e flokëve?

Doktoreshe pershendetje, ju falenderoj qe jeni e disponueshme per probleme qe vertete na shqetesojne. Problemi im qendron se para se te mbetesha shtatzene kam pasur probleme me renien e flokut, kam bere dhe analizat e hormoneve para se te mbetesha shtatzene dhe ato me kane dale te larta, doktoresha me tha se me shtatzenine do me rregullohen hormonet dhe floket te me mbijne prape. A eshte e vertete kjo se mund te me rikuperohen prape? (mesa di une pas lindjes fillojne e te bien floket). Faleminderit.

Anja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anja

Gjatë shtatzënisë organizmi i gruas ndryshon, normalisht ndryshime priten edhe në flokë. Ato mund të shtohen, të shkëlqejnë më shumë ose mund edhe të ndryshojnë nga të drejtë në kaçurrela ose e kundërta. Dëndësia dhe jetëgjatësia e tyre janë pasojë hormonale. Unë nuk di që të ketë zgjidhje përfundimtare, problemi i rënies së flokëve.

Megjithatë, pas lindjes të rekomandoj të kontaktosh me një mjek dermatolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti