Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje doktoreshe, une jam ne javen e 23 te shtatzenise. Levizjet e bebit kam filluar te ndjej, por kam vene re naten kur shtrihem nese shtrihem anash majtas bebi rrin qete, nese shtrihen anash djathtas ose me kurriz bebi gjuan. Ka ndonje problem kjo gje, mos une duhet te shtrihem vetem anash majtas? Shume faleminderit.

Evi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evi

Po, është e rekomandur që shtatzënat të shtrihen anash majtas për shkak se furnizimi me gjak i organizmit të nënës ashtu edhe i fëmijës bëhet më mirë. Kur furnizmi me gjak bëhet i vështirë, fëmija në barkun e nënës nuk ndihet rehat dhe kërkon të rigjejë komoditetin e tij. Prandaj edhe ti përpiqu dhe që qëndro shtrirë në krahun e majtë anash.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti