Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, gjithashtu doja tju pyesja ne lidhje me peshen time. Qe nga fillimi i shtatzenise deri tani une kam shtuar 10 kg dhe une jam ne javen e 23. Mos kam shtuar pak me shume se ç`duhet? Ne fakt une nuk eshte se ha shume, nuk po e kuptoj si eshte shtuar kaq shume pesha ime. Faleminderit.

Evi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Evi

Përcaktimet e shtimit në peshë të shtatzënës, nuk janë madhësi standarte. Ato mbeten faktor, që ndikojnë individualisht tek çdo grua. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore. Me përmasat e gjatësisë dhe peshës tënde përpara shtatzënisë, është e mundur të bëhen një arsyetim më i drejtë i shtimit në peshë.

Mesatarisht, shtimi në peshën trupore gjatë shtaztënisë, për javën që shkruan, duhet të jetë afro 5-5.1 kg, ndërsa rritja e peshës së fetusit duhet të jetë afërsisht 450 gram. Me krahasim të thjeshtë, vërehet se shtimi në peshë është rreth dy herë më shumë se sa mesatarja.

Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë problem të mundshëm, të rekomandoj të bësh një takim me mjekun gjinekolog për të kryer disa analiza dhe ekzaminime të thjeshta për të vlerësuar situatën. Gjithashtu kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti