Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë është ovulimi?

Nuk e kam te qarte cdo te thote fjala ovulim, do beni mire nese do me kishit dhene nje sqarim te vockel rreth kesaj e dashur Mimoza?

Lorenaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Ovulimi është një nga fazat e ciklit menstrual i cili përkon me daljen e vezës nga vezorja. Në një cikël menstrual 28-të ditor, ovulacioni ndodh rreth ditës së 14-16 të ciklit. Numrimi bëhet duke filluar nga dita e parë e menstruacioneve.

Në ditët e ovulacionit, veza, që është qeliza më e madhë e organizmit të njeriut dhe shihet edhe me sy, kalon në tuba. Aty nëpërmjet limfës dhe lëvizjeve të tubit shtyhet gradualisht në drejtim të mitrës. Nëqoftëse gjatë kësaj rrugë që zgjat afërsisht 72 orë, veza takon spermatozoidin i cili e fekondon atë duke i dhënë gjysmën e materialit gjenetik. Me këtë takim, formohet veza e fekonduar nga e cila do të formohet embrioni. Veza vjen në kavitetin e mitrës dhe implantohet aty.

Nëqoftëse veza nuk takon spermatozoid, atëherë nuk ndodh fekondimi. Veza gradualisht prishet dhe shtresa e brëndshme e kavitetit të mitrës bie në trajtën e gjakrrjedhjes që quhet mentruacion.

Shpresoj të kem qënë e shpjegueshme.

/komuniteti