Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kam mbet shtatzënë në ditën e ovulimit?

Pershendetje jam ne javen e 33 te shtatzenise, menstruacionet i kam pas se fundi me 1 Mars deshta me dite se a kam mbetur shtatzene ne diten e ovulimit?

Bata Xxxx (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është data 1 mars, duke supozuar se kohëzgjatjen e ciklit e ke patur 28-të ditor, shtatzënia ndodhet në javën e 33-të plus 2 ditë. Kjo do të thotë se fertilizimi është realizuar rreth datave 14-16 mars, që korespondon me ditët e ovulacionit. Nëqoftëse kohëzgjatjë e ciklit menstrual është jo 28-të ditor, atëherë edhe ditët e ovulacionit janë të tjera.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti