Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit gjatë shtatzënisë

Levizja e pare e frytit kur duhet te behet, a ka shanca mu be ne muajin e 3, dy dite pasi qe te hy ne muajin e 3?

Gentiana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Fillimi i lëvizjeve të bebit, ndryshojnë nga gruaja që ka shtatzëninë e parë me gruan që ka lindur disa fëmijë.

Gjatë shtatzënisë së parë, lëvizjet e bebit mund të ndihen rreth javës së 18-20 të shtatzënisë. Ndërsa tek gratë që kanë kryer lindje të mëparshme, lëvizje e para të bebit mund të ndihen rreth dy javë më parë.

Megjithatë, rreth javës së 12-të fetusi është i formuar. Lëvizjet e tij dallohen nga ekzaminimi ekografik por, akoma nuk mund të ndihen nga nëna. Me aparatin fetoson (aparat që ndigjon rrahjet e zëmrës fetale).

Gentiana, të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti