Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet

Jam shtatzene per here te pare, ne javen e 22, dhe deshta te pyes, kam pak sekrecione ngjyre te verdhe a eshte normale, keshtu dhimbje te barkut s`kam, mjeku me ka dhene "Cefaliksin" 1mlg po tani prape po kam ngapak.

Anita Niti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Ndryshimet në sasi dhe ngjyrë të sekrecioneve vaginale, duhen diagnostikuar për të gjetur shkakun me anë të analizës dhe kulturës së tyre. Me anë të antibiogramës, vendoset trajtimi i nevojshëm medikamentoz. Nëse është zbatuar kjo proçedurë dhe preparati cefaleksin nga dalë si efikas për trajtimin, atëherë çdo gjë është normale. Në të kundërtën, duhet të bëhet çfarë kam shkruajtur sa më sipër.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti