Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normale shumë gjakderdhje gjatë humbjes së virgjërisë?

Jam 21 vjeçe dhe para do kohe me te dashurin tim vendosem te kemi marredhenie, e verteta eshte qe nuk e prisja te kisha aq shume dhimbje gjate kryerjes se aktit dhe sidomos as shume gjakderdhje, menjehere sa e filluam marredhenien. Me kishin thene qe eshte gjakderdhje e pakte prej vetem disa pikave dhe kjo me habiti se ishte gjakderdhje e madhe, tere ate dite kisha gjakderdhje... i dashuri im mendon qe kjo nuk eshte normale dhe mendon qe kane qene menstruacionet dhe se une se kam kuptuar, por kjo eshte e pamundur sepse dy jave me pas ne date te sakte erdhen dhe ato... dhe ceshte me e habitshme per mua, nje jave me pas perseri ne vendosem te kishim marredhenie prape dhe si per cudi ne momentin kur ai penetroi brenda prape kisha nje gjakderdhje te shkurter... kam shume frike dhe shume dyshime... A eshte normale dicka e tille? Ju lutem te me sqaroni se jam e panjohtuar me keto lloj temash, por dicka qe me vjen me keq eshte qe i dashuri im thote qe une e kam genjyer ne lidhje me virgjerine time, por kjo nuk eshte e vertete ngaqe ai eshte i dashuri im i pare. Ju lutem me ndihmoni! Jam ne nje dileme te madhe, a eshte gjithcka ne rregull me mua?

Kenza I. (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nga sa më përshkruan, mendoj se gjakrrjedhja e parë (nga kontakti i parë seksual) ka ndodhur si rezultat i shkatërimit të vazave të gjakut të cipës së virgjërisë. Pra, ka ndodhur që të shkatërohen vaza me lumen më të madh se kapilarët dhe prandaj ka ndodhur gjakrrjedhja më e madhe. Edhe ashtu siç e shpjegon, nuk ka lidhje me menstruacionet. Në herën e dytë të raportit seksuale, gjakrrjedhja më e vogël shpjegohet si rezultat i shkatërimit të vazave më të vogla të himenit. Kjo gjakrrjedhje mund të ndodhë edhe dy-tre raportet seksuale pasardhëse, ndërsa më tutje nuk do të kesh asnjë problem dhe do bësh jetë normale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti