Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të mbes shtatzënë?

Miredita doktoreshe, dua t`ju pyes se a mund te mbetem shtatzene? Jam 20 vjeçare, kam bere nje kontrolle ne Zvicer, pasi qe 3 muaj nuk me kane ardhur mujoret, mjeku me tha qe ne anen e djathte me eshte mbledhur gjaku dhe mi dha keta hapa UTROGESTAN 200 mg 10 dite ti perdore vetem naten ne menyre vaginale dhe GYNO-PEVARYL 150 mg 2 dite naten edhe keto n`menyre vaginale dhe ANDREAFOL cdo dite ka njo ne menyre orale pasi i perdora me erdhen dhe me jane rregulluar mujoret tani me vijne me rregull, a eshte kjo ndonje problem i madh se kam frike qe smund te mbes shtatzene? Ju faleminderit doktoreshe.

Valëza_l@live.com (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valëza

Siç përshkruan, dyshohet për çrregullim të nivelit të progesteronit në gjak. Ky ka qënë shkaku i mungesës së menstruacione për tre muaj rrjesht. Trajtimi medikamentoz ka qënë efikas, përderisa të është rregulluar cikli menstrual.

Por, që të kërkohet shtatzënia, duhet të jetë e pranishme një vezë dhe së paku një spermatozoid. Veza vlerësohet ditën e 14-16 të ciklit menstrual, për cikël menstruacionesh prej 28-të ditësh. Ndërsa spermatozoidi vlerësohet nëpërmjet spermogramës. Për të mësuar mbi mundësitë e fertilitetit, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/konceptimi/fertiliteti-si-mund-te-shtohen-shanset-per-te-ngelur-shtatezene

Gjithë të mirat.

/komuniteti