Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Spirale apo pilula kontraceptive?

Pershendetje, desha te di doktor se eshte me mire te perdoret spiralja kunder shtatzenise apo pilula kontraceptive? Gjithashtu jam kurioze se cila te shton ne peshé me shume?

Raimonda (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Rajmonda,

Rekomandimi im per njeren ose tjetren metode kontraceptive dallon nga mosha e gruas dhe nga statusi social i saj. Normalisht qe tjeter metode kontraceptive do t'i rekomandoja nje vajze 19 vjecare e cila nuk eshte ne lidhje stabile, tjeter metode nje gruaje beqare 25 vjecare e cila nuk ka marredhenie te rregullta seksuale dhe tjeter metode nje gruaje te martuar e cila ka raporte te rregullta seksuale dhe ka tre femije.Domethene, se cila metode kontraceptive rekomandohet varet nga gruaja e cila kerkon te perdore ndonjeren nga metodat kontraceptive.

/komuniteti