Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vështirësi në konceptim

E dashur gjinekologe, jam Lorena e moshes 27 vjeçare, kam dy vajza te mrekullueshme. Ne fillim te marteses te vitit 2004 kisha shume veshtiresi te ngelem shtatzene, edhe pse sipas kontrollave te mjekut çdo gje ishte mire, por qe sipas tyre ishte thjeshte qeshtje kohe. Burri im nga deshira e zjarrte per te pasur femije u drejtuam tek nje spital i madh ne Manheim te Gjermanise ku dhe jetonim ne ate kohe. Femiu i pare me erdhi ne jete fale zotit dhe fekondimit artificial. Pas dy vite e gjysme papritur kuptova qe kisha ngelur prape shtatzene, kjo per mua ishte nje mrekullia me e madhe qe me kishte ndodhur ndonjehere, duke marre gjithmone parasysh veshtiresite ne vajzen e pare. Tani vajza e dyte ka 3 vjeç por bashkeshorti im po ka deshire dhe nje femije tjeter, por ngelja e shtatzenise eshte e kote. Ju lutem çfare me sygjeroni ju si gjinekologe apo si nje nene, me duhet te pres edhe paksa, apo ti drejtohem qendres spitalore? Me respekt, Lorenaa.

Lorenaa - London (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lorena

Nëqoftëse mbetja shtatzënënë paraqet probleme, duhet të rivlersosh ovulacionin. Kjo realizohet nëpërmjet ekzaminimit ekografik nga dita e 14-16 të ciklit menstrual për cikël me kohëzgjatje 28-të ditor. Gjithashtu rivlersim duhet bërë edhe për spermogramën. Nëqoftëse të dy këto analiza janë normale, shtatzënia është e mundur e mundur të ndodhë edhe në rrugë natyrore.

Të uroj fat dhe shtatzëni të shpejtë.

/komuniteti