Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të marr vaksinën gjatë shtatzënisë?

Pershendetje doktoreshe, jetoj ne Gjermani, jam shtatzene ne javen e 34, jam duke u mjekuar ketu. Kam mjeken time ajo tani me propozon te marr nje vaksine kunder gripeve thote se eshte e mire per mua dhe per beben posa te lind thote se e ruan nga gripet. Une kam frike ta marr ate vaksine sepse jam afer lindjes dhe frigohem mos ti ndodh dicka bebes time...cfare te bej ta marr ate vaksine apo jo? Ajo thote qe nuk eshte aspak e rrezikshme... ju pershendes.

Violeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Violeta

Vaksimini antigrip, është i rekomanduar edhe për gratë shtatzëna. Vaksinimi përdoret pasi forcat imunitare të gruas gjatë shtatzënisë apo edhe pas lindjes, janë më të ulura dhe nuk përbën asnjë lloj problemi në ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti