Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cistat në gji

Pershendetje doktoreshe, jam Neta perseri ju kam shkruar per 2 abortet spontane qe i kam pasur. Deshta te ju pyes per dicka tjeter para 3 viteve i kam pasur 8 cista ne gjirin e djathte, kam pasur dhembje te madhe kam qene te doktori kam marre antibiotike, hapa edhe injeksione dhe pastaj cistat me shperthyen qelb edhe krejt e qita per maje te gjirit. Doktori me tha qe duhet me lind nje femije e te kalojne. Tash qe 3 dite kam perseri te njejtat dhembje edhe po e verej qe perseri po me dalin se di qka duhet te bej kam frike mos eshte ndonje gje tjeter? Cka mendoni ju per kete rast? Ju faleminderoj per pergjigje.

Valerina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valerina

Të rekomandoj të bësh një kulturë të sekrecionit që del nga thithka e gjirit. Kultura do të tregoj shkaktarin e infeksionit, ndërsa antibiograma do të tregoj llojin e antibiotikut që duhet të përdorësh. Gjithashtu një ekzaminim ekografik i gjirit, do të ishte në ndihmë të vlerësimit të diagnozës. Nëse je mbi moshën 40 vjeçare, mund të bësh edhe ekaminim të gjirit me mamografi për të vlerësuar më drejtë shkakun e asaj që ndodh.

Të uroj gjithë të mirat.

Flora Lumi (12 vite më parë)
Pershendetje jam Flora dhe jam 41 vjecare dhe kam dhimbje ne gjirin e djathte. E kam bere ultrazerin dhe e kam cistren 7.7. Ju lutem me tregoni se si mund ta sheroj me operim apo dicka tjeter?

/komuniteti