Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është për t`u shqetësuar?

Pershendetje e nderuar gjinekologe, ju pergezoj per kete webfaqe te mrekullueshme kisha deshire tju pyesja ju sepse kam disa shqetesime te vogla qe me bejne te mendoj cdo cast e pyetja ime eshte keshtu. Jam ne muaj e 7 ushqim mendoj konsumoj aq sa mundem peme, lengje e tjera por barku nuk me duket shume i rritur poashtu kam dhe nje problem te vogel kam menstruacione me ngjyre te verdhe, kruarje, djegje, dicka te tille s`kam. Ju lutem me tregoni a eshte dicka per tu shqetesuar? Nora.

Nora Aron (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Shtesa e peshës trupore të shtatzënës në muajin që shpjegon (nga java e 28-31), duhet të jetë për rreth 6.5-7.5 kg. Ndërsa bëbi, duhet të jetë përafërsisht 1.1-1.6 kg. Rritje e peshës nuk ka lidhje me fryrjen e barkut, mbasi varet edhe nga përmasat trupore që shtatzëna ka. E rëndësishme është që shtatzënia ka ecuri dhe zhvillim normal.

Shenjat që tregon për kruarje, djegie dhe ngjyrë e verdhë e sekrecioneve vaginale, përkojnë me praninë e një infeksioni. Diagnoza mund të konfirmohet, nëpërjet analizën dhe kulturës së sekrecioaneve vaginale. Dyshoj për praninë e kandidozës, e cila favorizohet edhe nga shtatzënia dhe efikas do të ishte trajtimi me antimykotik lokal.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti