Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut pas ciklit menstrual

pershendetje Doktoresh,problemi im eshte qe qdo her pasi qe kryj menstracionet kam dhimbje te forta te barkut,un jetoj ne Gjermani dhe ktu kam qen te gjinekolgu dhe me ka preferuar qe te marr antibiotik sepse sipas saj kam bakterie,mirpo problemi eshte qe ket problem un e kam qe 4 muaj me radh dhe antibiotikun me duket se pi vetem kot dhe sme ndihmon asgje eshte e 4ta her qe perdor antibiotik te ndryshem por pa rezultat.Deshiroj ta dij edhe mendimin tuaj qfar mund ti shkaktoj kto dhimbje qe nga njeher jan edhe ta pa durushme.Qfar me preferoni te bej? Pun te mbar...me respekt Nita

Nita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Nëqoftëse mjeku ka bërë analizën dhe kulturën e sekrecioneve vaginale dhe të urinës dhe ka konstatuar praninë e një infeksioni, atëherë mendoj se edhe antibiotikun e ka rekomanduar sipas rezultatit të antibiogramës. Nëqoftëse, nuk i ke kryer këto analiza dhe mjeku e ka dhënë mjekimin duhet bërë një diagnostikim sindromik, do të rekomandoja që ti bëje analizat e mësipërme. Mendoj se terapisë, duhet ti shtosh edhe suposta (që futen në zorrën e trashë) indometacin, 100 mg një çdo darkë, rektal.

Të uroj shërim të shpejtë.

Nitaa (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, faleminderit shume per pergjigjjen. Sa i perket analizave mi ka bere te gjitha por problemi tek une eshte se edhe me antibiotike nuk me largohet dhimbja heren e fundit kam perdore 2 lloje antibiotikesh mirepo pa sukses. Sa i perket ketyre suposteve Indometacin 100 mg, a mund ti gjej keto edhe ne Gjermani sepse une jetoj ne Gjermani. Te uroj pune te mbare, me respekt, Nita.

/komuniteti