Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe. Deshta te pyes se gjate tentimit per zhvirgjerim a ka mundesi me u mbet shtatzene, gjithmone duke pasur parasysh qe spermen mos me derdhe brenda, por a ka rrezik nga ndonje lenge qe del vetvetiu ne sasi te vogla nga penisi? Ju faleminderit.

Lusi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lusi

Që të fillojë një shtatzëni duhet të plotsohen dy kushte kryesore. Duhet, që veza të jetë në qarkullim jashtë vesores dhe në ambjentin vaginal të ketë në qarkullim spermatozoidë. Kjo do të thotë se; nëqoftëse penisi ka depërtuar në vaginë dhe ka lëshuar spermatozoidë, si dhe nëqoftëse dita e kryerjes së marrëdhënies seksuale ka koresponduar me ditët e ovulacionit, shtatzënia ka mundësi shumë të madhë të fillojë.

Rastet e tjera shkojnë deri në pamundësi për të patur fertilitet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti