Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia me IVF

Ju lutem me tregoni a eshte e demshme me mbet shtatzene me IVF?

Albana (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Albana,

Metodat e reproduksionit te asistuar dhe IVF si pjese e kesaj procedure jane zhvilluar per t'iu ndihmuar cifteve qe te kene femije. Nuk e kam te qarte pyetjen. Kur thua e demshme, e ke fjalen per gruan apo per embrionin (beben)? Ekzistojne disa komplikime te mundshme per gruan te cilat mund te shfaqen gjate stimulimit te vezoreve. Pervec kesaj, kur behet transferi i embrioneve zakonisht barten disa embrione, prandaj mund te vie deri te shtatzenia me binjake (ose trenjake) gje qe paraqet rrezik per mbarevajtjen e shtatzenise.

Duhet pasur parasysh se zakonisht grate te cilat i nenshtrohen procedures se IVF jane gra ne moshe mbi 35 vjec, kur edhe problemet lidhur me shtatzenine edhe ne nje shtatzeni pa IVF jane me te shpeshta.

/komuniteti