Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje gjatë shtatzënisë

Mirdita doktoreshe, jam e shqetesuar edhe pse kam pyetur mjekun, por eshte hera e trete qe une kam menstruacione shume pak me ngjyre kafe ne shtatzani, jam ne javen e 24, dhe kisha pas deshire ta di arsyen pse ndodh kjo?

Jehona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ekzistenca e gjakderdhjeve gjatë shtatzënisë, tregon rrezik aborti në tremujorin e parë, rrezikun e një lindje premature në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë dhe një vendosje jo normale të placentës e cila mund të jetë e inseruar poshtë. Këto përcaktime i jep vetëm mjeku gjinekolog, pas ekzaminimeve që ai kryen.

Në tremujorin e parë, mund të këtë qënë prania e një hematome retroplacentare shkaku e gjakderdhjes. Ndërsa në tremujorin e dytë, do t’ju këshilloja të bënit cervikometri për të matur gjatësinë dhe dilatacionin e qafës së mitrës. Në tremujorin e tretë, ekografia do të përcaktoj vendosjen e placentës.

Uroj që të mos i keni këto diagnoza, dhe shtatzënia të shkojë normalisht deri në fund të saj.

/komuniteti