Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e fytit dhe shtatzënia

Përshendetje doktoreshe. Jam ne javen e nëntë të shtatzenise, dhe si dukem jam ftohur apo me ka perfshire edhe mua gripi sezonal, por kam dhembje te hatashme te fytit, i cili me eshte enjtur dhe me duket sikur e kam nje top te dhembshem mbrenda ne fyt, kam gjithashtu veshtiresi ne gelltitje me rastin e te cilit kam dhembje te hatashme. Nuk jam duke perdorur asgje as edhe paracetamol, por po perdori gjera natyrale si langje dhe çajna te ndryshme por me duket se nuk me ndihmojne ose nuk kam durim. Kam frike se mos gripi apo ftohja ndikon ne zhvillimin e bebit tim?! Ju lutem te me tregoni se cka mund te perdori kunder dhembjes se fytit? Ju faleminderit.

Vlora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Mirë do ishte, që kjo gjendje të mos kishte ndodhur. Për të lehtësuar sado pak dhimbjen që të shqetëson aq shumë, përveç çajrave organik bimor, bëj disa herë në ditë gargarë me disa pika limoni të tretura në një gotë me ujë. Edhe përdorimi i paracetamolit është i rekomanduar në shtatzënisë.

Megjithatë të rekomandoj që të bësh një kontroll tek mjeku, për të përjshtuar mundësisë e ndonjë infeksioni të mundshëm në grykë i cili mund të ketë nevojë për trajtim më të specializuar.

Gjithë të mirat.

Vlora (13 vite më parë)
Ju faleminderit doktoreshe, per pergjegje. Vetem une jam me shume e brengosur per bebin tim se sa per vehten time. Jam e brengosur se mos i ka ndodhur ndonje gje.

/komuniteti