Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

Pershendetje doktoreshe Mimoza, nese ka mundesi te me tregoni rezultatin e ketyre analizave CHLAMIDIA - vlera - 49, Neg < 60 Equiovacal 60 - 80 poz > = 80, sipas analizave te nje  vizite te fundit qe kam bere me ka dale  aborti shkak i infeksionit jo i problemit te mitres dy brinjore, pres pergjigjen.

Alma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alma

Me të dhënat që përshkruan, infeksioni nga klamidia trakomatis rezulton negativ. Klamidia është infeksion i cili nuk ka influencë në abort, por infeksioni prish ecurinë e shtatzënisë në mosha të mëdha të saj duke dhënë plasje të parakoshme të membranave ose lindje parakohe.

Uterusi dybrinjor, është një nga shkaqet e aborteve habituale (të përsëritura). Prandaj zakonisht nëqoftëse gruaja ka mbi tre aborte spontane, rekomandohet korrigjimi i këtij difekti në rrugë kirurgjikale. Dhe më pas mundësia që shtatzënia të shkojë deri në fund, është e madhe.

Gjithë të mirat.

Alma (13 vite më parë)
Faleminderit shume doktoreshe, gjendja ime eshte konstatuar qe i kam disa infeksione sic e kam cekur me heret qe jane shkak i abortit mirepo sa i perket mitres dybrinjore eshte nje ne shkallen me te vogel te devijimit mirepo cka po rekomandoni pasi te me largohet infeksioni qe i perseris analizat me mire eshte te provoj prape edhe nje shtatzeni te trete ta sho, a kam sukses apo qka se po frigohem shume te hy ne operacion se sdi sa eshte i rrezikshem dhe cka do te ndodh pas operimit a do mbes apo jo mandej. Skam siguri ne veten, me respekt Alma. A keni ndonje ordinance apo numer kontaktues te juajin ne Kosove, une jetoj ne Prishtine.

/komuniteti