Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje doktoreshe, desha te ju pyes rreth vezoreve policistike, une i kam ato, kam perdore lloj lloj terapie po s`me ka ndihmuar, kam bere IVF po s`kam pas sukses, kam perdore injeksione Fostimon, Merional dhe Superfact po s`kam pas sukses, mjeku me tha, me bo pauze 3 muaj pastaj me fillu nje terapi tjeter, tash kam me fillu njehere me pi barna emrin ja harrova dhe me marre injeksione Pregnyl 8 dite a eshte kjo ne rregull sipas teje, ju lutem te me tregoni sa me qarte se jam ne hall po merzitem shume pres pergjigjen tende Zoti ju shperblefte.

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Trajtimi i sindromës së vezoreve policistike, është i njëjtë pothuajse për të gjitha gratë që ju shfaqet. Fillimisht për tre muaj përdoret një kontraceptiv (psh. Diane 35 ose Femoden). Nëse përmirësimi nuk është real, atëherë trajtimi shtyhet edhe për tre muaj të tjerë. Gjatë trajtimit, gruaja është e mbrojtur nga shtatzënia. Pas trajtimit të mikrokisteve, me pak kujdes mjeksor është i mundur fillimi i shtatzënisë.

Të uroj shërim të shpejtë.

Arjeta Aliu (13 vite më parë)
pranvera qfare madhesi jane cistat ne vezore te pershendes se une i kam pase edhe ne vezzoren e djathte edhe ne te majten po me terapoi ato me jane zhdukur te pershendes
Pranvera Veliu (13 vite më parë)
Jam Pranvera 33 vjecare, jam ne sterilitet qe 10 vite sepse i kam vezoret policistike kam perdore terapi duke fillu nga klomofen injeksione merional e kam ba po ashtu laparaskopin ovaret drilling por skam pas sukses tash me propozojne me shku me IVF desha te pyes se a a kam mundesi te kem femije natyrisht apo vetem me IVF? Ju lutem per pergjigje sa me te qarte, flm.

/komuniteti